/ATSH/ -Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, finalizuan sot me sukes operacionin e koduar "Makineta", ku si rezultat i këtij operacioni, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: L .V, 47 vjeç, banues në Berat. M. V, 22 vjeç, banues në Berat, E.P , 27 vjeç, banues në Berat, I.D, 24 vjeç, banues në Berat, A.B, 43 vjeç, banues në Berat.
Policia e Shtetit njofton se, procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë, në lokalet e tyre janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit si dhe vënien e lokaleve në dispozicion të tyre, pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta dhe 1 kompjuter që përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme për veprat penale " Organizim i llotarive të palejuara" dhe "Vënia në Dispozicion e lokaleve për lojra të palejuar".