Lojërat e fatit, Vasili sulmon Ramën pas rrëzimit të dekretit të Metës: Pse e pështyve premtimin?

Lojërat e fatit, Vasili sulmon Ramën pas rrëzimit të dekretit të Metës: Pse e pështyve premtimin?

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili

TIRANE-Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave mbledhjen e djeshme për të rrëzuar dekretin e Presidentit për tatimin për lojërat e fatit. Vasili i kujton Ramës operacionin ‘ Fundi i Marrëzisë’ dhe premtimin se "askush nuk do ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar”. Por sipas, deputetit të LSI, që nga 2013 numri i pikave të basteve nga 928 u rrit në 4230 dhe 135 milionë euro përpihen atje.

Qeveria ul tatimin dhe ulerin: rrofte bixhozi.Kryeminister ku je futur, dil dhe fol?! Qeveria ne parlament rrezoi dekretin e presidentit. Dekreti kerkonte te mos ulej tatim fitimi per bixhozin dhe te mos inkurajohet bixhozi si fenomen shkaterrues per vendin. Gojetaret shkollepaket te qeverise ne parlament pranuan te poshterohen perpara popullit dhe mbrojne bixhozin,qe shkaterron familjen dhe nxjerr nga xhepat e varfer te shqiptareve mbi 135 milion euro. Në 2013 kur filloi operacioni i policisë, ‘Fundi i Marrëzisë’, në Rama mashtroi pa ulodhur dhe tha se "askush nuk do ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar." Qe nga 2013 numri i pikave te basteve nga 928 u rrit ne 4230 dhe 135 milion euro perpihen atje. Rame ku je?? Rame pse e peshtyve premtimin?? Qeveria ulerin "Rrofte bixhozi" dhe tregon injorancen e saj ne kufijte e idiotesise kur thote me gojen plot qe 15% mbi 10 lek eshte me e madhe se 15% mbi 100 lek.

Petrit Vasili

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi dje dekretin e Presidentit Meta që ktheu ligjin për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit. Ndërsa Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që e mori ligjin në mbrojtje sqaroi se, nga 1 janari 2019 nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike dhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja