Ahmetaj: Nga 1 janari 2019 kazinotë largohen nga zonat e urbanizuara

Tirane- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi sot dekretin e Presidentit Meta që ktheu ligjin për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit. Ndërsa Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që e mori ligjin në mbrojtje sqaroi se, nga 1 janari 2019 nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike dhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra. I pranishëm në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ahmetaj tha se “në bazë të ligjit, kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara”.

“Duke filluar nga 1 janari 2019, dua ta deklaroj për qytetarët sepse deputetët e dinë, nuk do të ketë shtyrje të ligjit sa i përket largimit të kazinove elektronike nga qytetet. Në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra”.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Sa për ndryshimet në ligj, Ahmetaj u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, përveçse do të taksohet me 15%, edhe Lotaria Kombëtare, një koncesion i Berishës, siç e quajti ai. Ahmetaj tha ndër të tjera se Presidenti Meta është këshilluar gabim.

“Qytetarët duhet të dinë se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, gjithë sa thuhet është propagandë. Ndryshimet e bëra në ligjin e të ardhurave përfshijnë dy elementë. Ne unifikuam standardin, për të sqaruar gjithologët, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto loëjra fatit ka pasur një përjashtim Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%. Në si qeveri thamë që kjo kompani e bërë si koncesion në kohën e Saliut duhet të përmbushë të njëjtat standarde si të tjerat, të futet në shinat e ligjit. Sa i përket dekretit ata që kanë këshilluar Presidentin e kanë këshilluar gabim..."

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ndër të tjera, ministri u shpreh se nga 1 janari të gjitha kazinotë elektronike do zhvendosen nga qendrat e urbanizuara.

Ligji i miratuar në fund të sesionit të kaluar nga shumica, që nuk u dekretua nga Meta synon uljen e barrës fiskale përkundrejt bizneseve të lojërave të fatit. Meta shprehej se mbështetja e bizneseve në fushën e lojërave të fatit për gjithë kategoritë e tyre, përbën pengesë serioze për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, ndërsa ka efekt negativ në buxhet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Braçe: Lojërat e Fatit s'mund të financojnë garat sportive

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe deklaroi se ligji i ri i lojërave të Fatit do të rikthehet për votim në Kuvend.

Ai tha se mazhoranca ka pasur gjithnjë qëndrim të qartë në lidhje me organizatorët dhe lojtarët e lojrave të fatit, duke rritur sapo erdhi në pushtet tatimin mbi fitimin 15% për organizatorët dhe 15% për lojtarët, një masë kjo siç tha për t’i mbajtur sa më larg prej tyre.

Një pikë tjetër e fortë e këtij ligji ishte edhe fakti i zhvendosjes së lojërave të fatit larg zonave të banuara dhe kërkesa që sporti të mos pranojë të financohet nga lojërat e fatit.

“Është e paimagjinueshme që media t’i japë akses reklamave që nxisin qytetarët të bëhen pjesë e këtyre lojërave. Të ndalohet financimi i ekipet sportive me para nga lojërat e fatit”

Erjon Braçe

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loni: 10/09/2018 16:47

    O Tigri po ky ishte premtim i 2013 ku ishit keto 5 vjet apo ne gjum letragjik. Me duket se filloi propaganda per moshen e trete , jo per gje po ato i ka ngel filmio ne 85 kur ishte Edvinenveri akoma gjalle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin