Shqipëria ka arritur një rezultat historik në Lojërat MesdhetareTaranto 2026”. Dyshja e Kombëtares shqiptare në padel, Fjoralb Curri dhe Kristian Naska, ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave.

Kuqezinjtë u përballën me dyshen e Kosovës, Osman Reçica dhe Lorik Rexhepi, duke triumfuar 2-0. Curri dhe Naska fituan të dyja setet me të njëjtin rezultat, 6-4, 6-4, duke siguruar kështu kalimin në raundin tjetër.

Dyshja shqiptare zhvilloi një ndeshje të fortë dhe arriti të ruante avantazhin në të dyja setet, duke e nisur me fitore rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare.

Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për padelin shqiptar dhe një tjetër tregues i rritjes së këtij sporti në vendin tonë dhe i përfaqësimit gjithnjë e më të fortë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Në fazën e 1/16-ave, dyshja kuqezi do të kërkojë të vijojë më tej rrugëtimin dhe të sigurojë një tjetër rezultat pozitiv për Shqipërinë.