ITALI - Kombëtarja shqiptare U-21 e futbollit ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat MesdhetareTaranto 2026”, pasi e përfundoi Grupin B në vendin e tretë me 4 pikë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mundën 2-0 nga Algjeria në ndeshjen e tretë të grupit, zhvilluar të mërkurën. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë algjerianët gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Lahlou Akhrib dhe Houssem Abdelaziz.

Shqipëria e mbylli fazën e grupeve me 4 pikë, pas barazimit 1-1 ndaj Italisë dhe fitores 3-1 ndaj Kosovës.

Megjithatë, pas fitores 3-0 të Italisë ndaj Kosovës, italianët arritën të kalojnë Shqipërinë në renditjen e Grupit B dhe siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale falë golavarazhit më të mirë.

Kështu, kuqezinjtë e mbyllin aventurën në “Taranto 2026”, pas një paraqitjeje pozitive në turne, ku arritën të marrin një fitore dhe një barazim në tre ndeshje.

Grupi B, renditja: 

Algjeria 9 pikë

Italia 4 pikë

Shqipëria 4 pikë

Kosova 0 pikë