Lojërat Olimpike Europiane, Meta i dorëzon Flamurin ekipit Kombëtar

Lojërat Olimpike Europiane, Meta i dorëzon Flamurin ekipit Kombëtar

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dorëzuar sot Flamurin Kombëtar sportistëve të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Europiane “Minsk 2019”, të cilat do të mbahen nga data 21 deri më 30 qershor.

Presidenti Meta duke iu drejtuar me një fjalë përshëndetëse atletëve shqiptarë, të cilët do të garojnë në disiplina të ndryshme si boks, çiklizëm, mundje, xhudo dhe qitje, theksoi në këto Lojëra Olimpike Europiane ekipi ynë kombëtar i zotëron mundësitë, talentin, pasionin për sportin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuq e zi që të arrijë rezultate pozitive.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që t’iu dorëzoj sot Flamurin, me bindjen se ju jeni më të mirët për ta ngritur atë sa më lart në këto Lojra mjaft të rëndësishme. Jemi që të gjithë krenarë për punën tuaj, për talentin dhe shpirtin tuaj të garës dhe ju uroj suksese pasi ky është flamuri që bashkon të gjithë shqiptarët kudo në botë.

Sporti ka treguar e ka ditur në momente të rëndësishme të ngrejë lart ndjenjën kombëtare përmes sukseseve dhe arritjeve, që nuk na kanë munguar dhe të cilat mezi po i presim tani në Bjellorusi.

Shpresojmë t’ju takojmë edhe pas kësaj ngjarjeje të madhe për të festuar arritjet tuaja. Forca dhe suksese!” – deklaroi Meta.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë