Lojërat Olimpike/ Luiza Gega dhe Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse të 'Paris 2024'

Lojërat Olimpike/ Luiza Gega dhe Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse të 'Paris 2024'

Luiza Gega

Skuadra Olimpike e Shqipërisë mbërriti dje në Paris, aty ku do kërkojnë medaljen e parë në Lojërat e këtij niveli. Edhe pse skuadra kuqezi do të jetë e përbërë nga tetë sportistë, në Fshatin Olimpik janë vetëm gjashtë prej tyre. Kjo për faktin se dy atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj nuk udhëtuan me ekipin.

Dyshja do paraqiten në Paris më 29 korrik, duke qenë se kalendari i garave të tyre është pas kësaj date. Veç saj, ata nuk do jenë në ceremoninë hapëse të premte (19:30), teksa Luiza Gega ishte flamur-mbajtëse, ndërsa në vendin e saj është përzgjedhur notarja Kaltra Meça.

Nga 26 korriku deri më 11 gusht vëmendja e sportit do jetë në Paris, teksa kuqezinjtë do përfaqësohen me tetë sportistë.

Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.

Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të sportistëve tanë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • engjelli: 25/07/2024 18:54

    me ban pershtypje mos marrja pjese ne inagurim te atleteve Gega dhe Burraj ,mbasae perseri probleme financjare......????apo si zakonisht cudira shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)