Franca në sulm ditën kur nisin lojrat Olimpike 'Paris 2024'! Paralizohet linja e trenave të shpejtësisë së lartë! Mbyllet dhe aeroporti i Bazelit

PARIS- Kompania franceze hekurudhore 'SNCF' deklaroi se rrjeti i saj i shpejtësisë së lartë është vënë në shënjestër të "akteve dashakeqe" që synojnë paralizimin e sistemit. Sulmi vjen disa orë para ceremonisë së hapjes për Lojërat Olimpike të Parisit.

Kompania tha se rrjeti hekurudhor ka pësuar një "sulm masiv të përmasave të tilla që paralizojnë" rrjetin dhe trafiku është "shumë i ndërprerë" dhe do të mbetet i tillë për të gjithë fundjavën. Të paktën 800 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar. Të gjitha shërbimet sekrete u mobilizuan.

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për sulmet. Skuadra e hetimit është ajo e juridiksionit kombëtar për luftën kundër krimit të organizuar. Prokuroria deklaroi se është “kompetente për krime që kanë të bëjnë me prishjen e pasurisë dhe që kërcënojnë interesat themelore të kombit” dhe saktësoi se kjo vepër parashikon një dënim të mundshëm prej 15 vitesh dhe gjobë prej 225 mijë eurosh.

Disa linja hekurudhore të 'TGV' me shpejtësi të lartë janë goditur në perëndim, veri dhe lindje të Parisit dhe janë krijuar radhë në stacionin ‘Gare Montparnasse’ në qytet.

Sakaq disa trena janë anuluar dhe SNCF ka paralajmëruar se situata mund të zgjasë "të paktën gjatë gjithë fundjavës derisa të kryhen riparimet".

"Natën e kaluar, SNCF ishte viktimë e disa akteve vandalizmi në linjat e shpejtësisë së lartë në Atlantik, Veri dhe Lindje. Zjarret ishin vënë qëllimisht për të dëmtuar instalimet tona," tha SNCF në një deklaratë.

Një postim në rrjetet sociale, Patrice Vergriete, shkroi: “Veprimet dashakeqe të bashkërenduara shënjestruan disa linja TGV mbrëmë dhe do të ndërpresin qarkullimin deri në këtë fundjavë. Dënoj fuqishëm këto veprime kriminale që do të rrezikojnë largimet për pushime të shumë francezëve."

Ndërkohë një alarm për bombë detyroi autoritetet franceze të mbyllin aeroportin Bazel-Mulhouse-Freiburg, i vendosur në Alsace, rajon në Francën verilindore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Prokuroria e Parisit nis hetimet për sabotazh pas sulmit masiv në rrjetin hekurudhor! Alarm për bombë në aeroportin e Bazelit

Foto: Qytetarët duke pritur në stacion hekurudhor Paris 

Aeroporti Bazel-Mulhouse-Freiburg, i vendosur në Alsace në territorin francez, në verilindje të Francës është mbyllur. Aeroporti është evakuuar në mëngjes për "arsye sigurie".

Sipas disa burimeve, mbyllja ndodhi pas marrjes së një emaili që tregonte praninë e një bombe. Franca tashmë është në gjunjë për shkak të sabotimit në rrjetin hekurudhor që bllokoi të gjithë trenat me shpejtësi të lartë. Ndërkohë prokuroria e Parisit ka nisur hetimet për sabotazh dhe autorët rrezikojnë dënim deri në 15- 20 vite burg dhe gjobë deri në 220 mijë euro.

Rruga për në ”Stade de France”, një nga vendet e Lojërave Olimpike, është gjithashtu e mbyllur aktualisht. ”Riparimet janë duke u zhvilluar”, tha SNCF, operatori hekurudhor.

Lojërat Olimpike të Parisit nisin zyrtarisht me një spektakël unik në mes të Senës të premten në mbrëmje.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

FOTO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

FOTO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës