Paris 2024/ Koreja e Jugut u prezantua gabimisht si Koreja e Veriut, Seuli: Gafë e turpshme
Parakalimi i delegacionit të Koresë së Jugut
PARIS - Një incident ka ndodhur në hapjen e Lojërave Olimpike mbrëmjen e djeshme, ku atletët e Koresë së Jugut u prezantuan gabimisht si të Koresë së Veriut në ceremoninë e hapjes në Paris.
Ndërsa skuadra e emocionuar lundronte poshtë lumit Sena, si spikerët francezë ashtu edhe ata anglezë i prezantuan ata si “Republika Popullore Demokratike e Koresë”, emri zyrtar i Koresë së Veriut. Organizatorët olimpikë kanë reaguar menjëherë duke kërkuar thellësisht ndjesë për gabimin.
Dy Koretë janë ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me tensionet mes shteteve që janë përshkallëzuar më tej kohët e fundit. Ministria e Sportit të Koresë së Jugut tha se planifikonte të paraqiste një “ankesë të fortë ndaj Francës në nivel qeveritar” për këtë gafë të turpshme.
Në një deklaratë, ministria shprehu “keqardhjen për njoftimin … ku delegacioni i Koresë së Jugut u prezantua si ekipi i Koresë së Veriut”. Deklarata shtoi se zëvendësministri i dytë i sportit, Jang Mi-ran, një kampion olimpik i vitit 2008 në peshëngritje, kishte kërkuar një takim me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërkoi falje në llogarinë e tij zyrtare në gjuhën koreane në “X” , duke thënë: “Dëshirojmë të kërkojmë ndjesë të thellë për gabimin që ndodhi në prezantimin e delegacionit të Koresë së Jugut gjatë ceremonisë së hapjes”.
Koreja e Jugut, e njohur zyrtarisht si Republika e Koresë, ka 143 atletë në ekipin e saj olimpik këtë vit, duke konkurruar në 21 disiplina sportive. Koreja e Veriut ka dërguar 16 atletë. Kjo është hera e parë që ajo konkurron në Lojërat Olimpike që nga 'Rio 2016'.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes në Korenë e Jugut, zyrtari akuzohet për shpalljen e ligjit ushtarak
8 Dhjetor, 16:00
-
Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi! I 'mbijeton' shkarkimit nga Parlamenti
7 Dhjetor, 10:09
-
Korea e Jugut/ Urdhëroi arrestimin e disa politikanëve, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit
6 Dhjetor, 08:51
-
Zelensky: Koreja e Veriut po trajnon 10 mijë ushtarë për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës
5 Dhjetor, 09:10
-
Korea e Jugut/ Shpalli ligjin ushtarak pa argumentuar vendimin, presidenti drejt shkarkimit pas kaosit politik
4 Dhjetor, 12:03
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor, 11:32
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
20 Nëntor, 08:58
-
Kim Jong Un urdhëron prodhim masiv të dronëve
15 Nëntor, 15:36
-
Rriten tensionet mes dy Koreve, Veriu provokon përsëri, bllokon sinjalin GPS të avionëve dhe anijeve! Jugu ankohet në OKB
9 Nëntor, 08:28
Francezet jane megalomane, keshtu Kan ba edhe me ne kur Kan vu gabime hymnin e nje shteti tjeter dhe Jo ate shqiperise.
Përgjigju