Lojtarët olimpik të volejbollit sjellin
rërë në mes të londrës

Lojtarët olimpik të volejbollit sjellin<br />rërë në mes të londrës
LONDER - Qendra tregëtare e Londrës “Convent Garden” është transformuar në një fushë volejbolli plazhi nga lojtarët olimpikë Lucy Boulton dhe Zara Dampney, të cilët kanë ftuar në lojën e tyre dhe qytetarët që ndalonin për t’i parë. Të dy lojtarët kanë përfaqësuar Britaninë në Lojrat Olimpike të Londrës në vitin 2012-të dhe po zhvillojnë këto aktivitete në qendër të kryeqytetit anglez për të rritur përfaqësimin e këtij sporti që synojnë ta bëjnë pjesë të lojërave të Commonwealthit në 2018-ën.

Sponsori Australian i birrës që po mbështet këtë fushatë solli 60 tonë rërë për t’i sjellë fushës ku zhvillohej loja një pamje sa më verore dhe origjinale. Pjesë e lojës bashkë me dy lojtarët qenë dhe shumë qytetarë të cilët u bashkuan pa ngurrim në këtë mini-aventurë verore. Dampney u shpreh se është e mrekullueshme të sjellësh pak nga shija australiane në mes të londrës, pasi nuk ndodh çdo ditë të kesh një fushë me rërë në mes të qytetit. Ndërsa kolegia e tij Boulton shtoi se kushdo nga qytetarët mund t’u bashkohej atyre pasi qëllimi është të kalojnë bukur në këtë kohë me diell dhe të argëtohen

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com).

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë! Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu, përpjekje e rrezikshme

Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë! Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu, përpjekje e rrezikshme