Lojtarët fanella me logon e basteve/ Pas denoncimit të Braçes hetim administratorit të Kastriotit, verifikim vëzhguesit të FSHF-së

Lojtarët fanella me logon e basteve/ Pas denoncimit të Braçes hetim administratorit të Kastriotit, verifikim vëzhguesit të FSHF-së

Gazmend Vogli dhe me rreth te kuq logoja e basteve sportive ne fanellen e kapitenit te ekipit te Kastriotit ne ndeshjen me Partizanin

TIRANE-Procedohet penalisht administratori i ekipit të futbollit të Kastriotit, që është pjesë e Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar, pasi në fanellat me të cilat zbriti në fushë në ndeshjen e djeshme përballë Partizanit kishte logot e një kompanie bastesh, bet 138.com. 

I proceduar nga Krimi Ekonomik është Gazmend Vogli 30-vjeç, banues ne Krujë, administrator i Kastriotit, ndërsa gjithashtu po verifikohet për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" vëzhguesi i Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje, i cili 'ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve' njofton policia e Tiranës.

Nisja e hetimeve për këtë rast erdhi pas denoncimit të zv/ kryeministrit Erjon Braçe. I njohur si tifoz i zjarrtë i Partizanit, Braçe si cdo herë edhe dje pas fitores 2-0 të Partizanit ka bërë një status në rrjetet sociale ku përgëzonte lojtarët për fitoren, ndërsa në fund denonconte reklamën në fanellën e ekipit të Kastriotit.

"Shihini pak bluzat e Kastriotit! Kjo 138.com cfare eshte? Kompani guroresh? Apo cimentoje? Nuk besoj! Kaq per kete here. Nderkohe me duhet te perseris nje mesazh: kush e ka marre lehte ligjin per mbylljen e moslejimin e Lojrave te Fatit ne kete vend ben gabim te madh! Po i ben dem kolosal vetes! Ndaleni reklamimin se sanksionet do jene kostoja shtese mes halleve qe keni" shkruan ai, ndërsa menjëherë pas denoncimit ka nisur hetimi nga Policia e Tiranës për rastin.

Nga data 1 janar e këtij viti në Shqipëri u mbyllën të gjitha kompanitë e basteve. E ndërsa në fillim të vitit me kërkesë të AKEP-it u bllokua aksesi i faqeve elektronike të basteve sportive, kjo adresë, bet138.com nga një kërkim i thjeshtë rezulton e hapur.
 

Faqja online e basteve bet138.com ne Shqiperi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 10/02/2019 15:01

    Kujdes nga kinezëria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën