Lokalet në Maqedoni, votojnë
të burgosurit dhe të sëmurët
Mesnatën e kaluar u mbyll fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni, që do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa sot vendi është në heshtje zgjedhore. Personat e shpërngulur në brendësi votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendrat e pranimit ku janë të vendosur, të sëmurët dhe personat e pamundur në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit, të cilët në ditën e votimit ndodhen në vuajtje të paraburgimit shtëpiak votojnë në vendin ku e vuajnë masën.
Mesnatën e kaluar u mbyll fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni, që do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa sot vendi është në heshtje zgjedhore. Mediat fqinje shkruajnë se të drejtën e tyre për të votuar mund ta realizojnë 1.882 persona në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe personat të cilët janë në paraburgim, nëntë persona të shpërngulur në brendësi, si dhe personat e pamundur dhe të sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet zgjedhore komunale.
Personat e shpërngulur në brendësi votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendrat e pranimit ku janë të vendosur, të sëmurët dhe personat e pamundur në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit, të cilët në ditën e votimit ndodhen në vuajtje të paraburgimit shtëpiak votojnë në vendin ku e vuajnë masën.
Votimi edhe sot dhe nesër në ditën e zgjedhjeve fillon në orën shtatë dhe do të zgjasë deri në orën 19.
Zgjedhjet lokale do të realizohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote kanë 1.814.644 zgjedhës. Në certifikatat nga lista zgjedhore janë regjistruar 1.735.682 votues, 77.071 zgjedhës janë në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë shtetit, 1.882 janë në vuajtje të dënimit me burg ose janë në paraburgim, ndërsa nëntë votues janë regjistruar si persona të shpërngulur në brendësi, shkruan tetova sot.
Në zgjedhjet lokale marrin pjesë kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë nga 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupe të votuesve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Zgjedhjet e para lokale u mbajtën në vitin 1990, të ardhshmet në vitin 1996, në vitin 2000, në 2005, 2009 dhe zgjedhjet e fundit në vitin 2013.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK! Report Tv zbulon kallëzimin e bërë ndaj tij për korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje barazie në tendera
15 Janar, 10:07
-
Abu Dhabi/ Samiti i Javës së Qëndrueshme, Rama: Nënshkruajmë marrëveshjen për kabllot nënujorë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara! Synojmë të bëhemi lojtarë kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare
15 Janar, 09:52
-
Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë
15 Janar, 09:45
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Policia e Kosovës hyn në institucionet serbe në Graçanicë
15 Janar, 09:33
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj
15 Janar, 09:33
-
VIDEO/ Juventusi s'di të fitojë, vetëm 1-1 kundër Atalantës! Gjimshiti luan 90 minuta
15 Janar, 09:26
-
VIDEO/ Milani merr tri pikë në udhëtim, përmbys 1-2 Comon
15 Janar, 09:25
-
GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo
15 Janar, 09:22