Mësohet se nnë bazë të dhënave, Florian Habilaj nuk është larguar jashtë vendit. Operacionin antidrogë vijon në fshatrat Velçë dhe Drashovicë.
Nga të dhënat e para dyshohet se këto fshatra janë baza e Habilajve.
Policia ka arrestuar Nazer Seitin banues në fshatin Gjorm të Vlorës, i cili rezulton të jetë i kërkuar nga Prokuroria e Katanais, ndërkohë është shpallur në kërkim një person, i cili thirrej me nofkën “Lolo”, kjo nofkë sipas dosjes së përgjimeve i korespondon
Florian Habilajt.
Ndërkaq sipas të dhënave thuhet se është lokalizuar vendi ku ndodhej Florian Habilaj, ndërsa pritet ndërhyrja për të bërë të mundur arrestimi i tij.
Njoftimi i plotë i policisë së Vlorës:
Vlorë
Në vijim të operacionit antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë ju informojme se:
Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të operacionit dhe të hetimeve rezultoi si i implikuar në këtë veprimtari kriminale edhe shtetasi:
Nezar Seiti, 40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.
Vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com







