Lola Luma, shqiptarja joshëse
që pushton New York-un

Lola Luma, shqiptarja joshëse<br />që pushton New York-un
Toka e premtuar ishte një bekim për jetën dhe karrierën e saj në Amerikë.

Fama dhe bukuria e kanë bërë të depërtojë në tregun e biznesit amerikan duke kryesuar pasarelat e New York-ut.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren me origjinë shqiptare Lola Luma, e cila prej vitesh kryeson listën e emrave “in” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Së fundmi, ajo ka realizuar një album ku shfaq më së miri hiret e saj të cilat i kanë sjell fat duke qenë çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave në Amerikë dhe jashtë saj.

Lidhja e saj me fotografinë dhe padiskutim me qytetin New York-ut, qytet që i dhuroi edhe çmimin “Njeriu i vitit 2013 në New York”, këtë herë vjen me një album fotografik me foto provokuese dhe mjaftë sensuale përmes syrit të fotografit të njohur amerikan Dorian Clive.



Në rrjetin social “facebook” prej ditësh Lola ka zbuluar disa nga fotot e albumit të realizuara.

Bukuroshja shkodrane e cila prej dhjetë vitesh po “lufton” fortë në modën amerikane, nuk ka bërë me dije se me çfarë arsye ka pozuar së fundmi por, ajo ka treguar karshi fotove se po punon në profesionin e saj si modele.

Pas ardhjes së saj në Shqipëri para disa muajsh, një lidhje të ngushtë me vendlindjen e saj, tashmë me rikthimin në New York ajo ka vazhduar me paraqitjet e saj atje.

Në qershor të vitit që kaloi, Lola është zgjedhur nga revista “Maxim” si femra më seksi e New York-ut, duke u bërë kështu pjesë e një konkursi për vajzën më joshëse të Amerikës.

Emocionet që e kanë shoqëruar gjatë këtij konkurrimi dhe të reja të tjera nga jeta e biondes shkodrane, kanë qenë të mëdha aso kohe.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos