Lombardia dy ditë me nga një viktimë Covid/ Autoriteti i mjekësisë italiane: Mbani maska dhe gëzoni jetën

Lombardia dy ditë me nga një viktimë Covid/ Autoriteti i mjekësisë italiane: Mbani maska dhe gëzoni jetën

Ndërsa Italia duket se e ka të fituar luftën me infeksionin e koronavirusit, por njëkohësisht autoritetet po tregonhen të kujdesshëm për të mos ulur vigjilencën përkundrejt pandemisë, kreu i klinikës San Raffaele, Alberto Zangrillo, duke komentuar situatën ka deklaruar se në këto kushte të emergjencës shëndetësore në Lombardi, Rajoni i goditur më keq në Itali nga Covid, "Një person i vdekur nuk do të thotë asgjë"

Alberto Zangrillo tha se si pjesë e Komitetit Teknik Shkencor, që ai është, pret që ky organizëm tju thotë të vërtetën italianëve, e cila sipas tij po mbahet ende ‘e fshehtë’…

“Kthehuni në jetën e përditshme, shkoni në restorante, shkoni në bankë, shkoni me pushime. Nëse hyni në një ambient të mbyllur mbani një maskë, por vazhdoni të jetoni e ta gëzoni jetën më shumë se më parë", - u shpreh kreu i klinikës San Raffaele

Sipas të dhënave të publikuara, prej dy ditëshnë fakt, në Lombardi janë regjistruar nga 1 viktimë.

Profesori italian, edhe në të kaluarën kishte deklaruar se ishte kundër kundër leximit të të dhënave mbi vdekjet që i atribuohen koronavirusit. Në fakt, Sars-CoV-2 jo gjithmonë ka qenë fajtori i vërtetë për vdekjen e pacientëve të prekur nga virusi: në raste të ndryshme sëmundje të tjera ose shkaqe të tjera kanë shkaktuar vdekjen.

“Nëse një person vdes nga një aksident i rëndë, personi përgjegjës nuk mund të identifikohet edhe Covid-19, përkundër faktit se pacienti ishte prekur. Por shpesh është përdorur një mënyrë e gabuar e komunikimit që nuk pasqyron realitetin" - tha Zangrillo.

Disa ditë më parë, Alberto Zangrillo kishte njoftuar gjithashtu përfundimin e emergjencës. Në një intervistë me ‘Il Tempo’, në të vërtetë, mjeku Italian tha gjithashtu se "evokimi pa shkak i emergjencës çon në panik dhe vdekje sociale".

Qytetarët – tha mjeku italian "kanë nevojë për të vërtetën: në Itali Covid nuk shkakton më problem si më parë. Ky është edhe mendimi i më shumë se 400 mjekëve dhe infermierëve më të cilët kam punuar dhe kanë qenë pranë meje që nga 21 shkurti”.

Por, Zangrillo gjithashtu ka theksuar sot se duhet të vazhdojmë t'i kushtojmë vëmendje Covid, me maturi maksimale dhe duke respektuar distancimin fizik dhe mbajtur maskat

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë