Një gjykatë britanike ka dënuar me 6 vite e 5 muaj burg një shqiptar i cili u arrestua në gusht të këtij viti pasi iu gjetën 6 kg kokainë në vlerën 600 mijë paund. Latif Lito, 35-vjeç, tha përpara gjykatës se ishte thjeshtë korrier dhe për dërgesën e kokainës në destinacion do paguhej 1 mijë stërlina. Hetimet zbuluan se shqiptari bashkëpunonte me një shtetase polake, Ghenadie Borta në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit anglez. 

Prangosja e shqiptarit u bë nga National Crime Agency në lindje të Londrës. Atij iu gjetën të fshehura në një çantë shpine 6 kg drogë 91% e pastër me vlerë 600 mijë stërlina. 

latif lito
(Latif Lito, 35-vjeç, shqiptari i dënuar në Britaninë e Madhe) 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com