Londër, "Henri i VI" luhet në gjuhën shqipe

Londër, "Henri i VI" luhet në gjuhën shqipe
Ka filluar në Londër Festivali Botëror i Shekspirit, bardit të famshëm anglez, i cili mbushi 448-vjetorin e lindjes. Gjatë ditëve të këtij festivali, që organizohet edhe në kuadër të Lojërave Olimpike të verës në Londër, 34 vepra të dramaturgut anglez William Shakespeare do të luhen për herë të parë në 37 gjuhë të ndryshme të botes, përfshirë edhe në gjuhën shqipe nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë.

Veprat e Shekspirit do të luhen në teatrin e famshëm Globe Theatre në brigjet e Tamizit që është një debat me teatrin origjinal të Shekspirit ndaj dhe festivali është quajtur 'Globe to Globe'. Përveç shfaqjeve në gjuhë të ndryshme të botës, në kuadër të këtij festivali do të shfaqen veprat e tij edhe në qytete të ndryshme britanike.

 "Mbreti Lear" do të luhet në bjellorusisht, 'Hamleti' në Lituanisht, 'Otello' do të riinterpretohet në hip-hop, dhe "Henri i VI" në gjuhën shqipe. Këto performanca poliglotike janë dhurata më e bukur e botës për Shekspirin e madh, ndër anglezët më të njohur në tërë botën. Drejtori artistik i Teatrit Globe, Tom Bird thotë se nuk është e vështirë të ndjekësh veprat e Shekspirit edhe nëse nuk e flet apo kupton gjuhën e folur nga aktorët. Njerëzit në mbarë botën nuk mendojnë për të vetëm si një poet anglez, por e mendojnë atë si pjesë të kulturës botërore. Festivali global i Shekspirit do të vazhdojë deri në muajin nëntor, ndërkohë në datën 12 dhe 13 maj Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të luajë në Londër shfaqjen 'Henri i VI' në teatrin Globe të Londrës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza