Londër, trami del nga shinat, 
5 viktima, arrestohet makinisti

Londër, trami del nga shinat, <br />5 viktima, arrestohet makinisti
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në Londër pasi trami ka dalë nga shinat. Aksidenti i rëndë ndodhi këtë mëngjes në Croydon ndërsa të plagosur mbetën 50 persona disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat britanike bëjnë me dije së është arrestuar makinisti. Endë nuk është qartësuar dinamika e ngjarjes ndërsa makinisti për momentin akuzohet për neglizhencë dhe drejtim të gabuar. 

Menaxheri i stacionit, Joe Kenny tha se “zjarrfikësit kanë nxjerrë nga rrënojat disa persona, ndërsa dy mbeten ende të bllokuar”. “Është një tragjedi e vërtetë: shprehet Finn Brennan  drejtues i sindikatës së shoferëve.

Ndërsa Mike Broën kreu i transportit në Londër tha se do të punohet për të gjetur edhe shkakun e vërtetë të këtij aksidenti. Pas ngjarjes reagoi edhe Sadiq Khan kryetari i bashkisë duke i dërguar mesazh ngushëllimi familjarëve të viktimave.

Mediat britanike cilësojnë  se ky është aksidenti i parë që një tram del nga shinat që nga vitit 1959.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve