Nuk kanë të mbaruar problemet për peshëngritjen shqiptare, vetëm pak muaj pasi Erkand Qerimaj rezultoi pozitiv në testin antidoping, Hysen Pulaku është sportisti i dytë që rezulton pozitiv nga testet e bëra nga IOC dhe WADA. Elbasanasi Hysen Pulaku, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në Lojrat Olimpike në Londër 2012 nga një test rrufe të realizuar nga WADA ka rezultuar se ka përdoruar substance të ndaluara.

Akoma nuk dihet substanca e ndaluar që ka përdoruar Pulaku, por fakti është që peshëngritësi do të mungojë në Lojrat Olimpike duke gjymtuar akoma më shumë ekipin e peshëngritjes. Peshëgnritësi Pulaku ka kërkuar që të bëjë edhe testin B të analizave, por shanset që sportisti të rezultoi negativ janë shumë të vogla. Theskojmë që Pulaku do të konkurronte në peshën 77 kg.

(d.b/shqiptarja.com)