LONDËR – 25 për qind e britanikëve mbështesin UKIP pas vendit të siguruar në Parlament
LONDËR – Mbështetja e zgjedhësve britanikë për UKIP arrin në 25 për qind, pas fitores për herë të parë të një vendi në Parlament nga partia eurofobe, sipas një sondazhi të publikuar sot në të përjavshmen ”The Mail on Sunday”.
LONDËR - Mbështetja e zgjedhësve britanikë për UKIP arrin në 25 për qind, pas fitores për herë të parë të një vendi në Parlament nga partia eurofobe, sipas një sondazhi të publikuar sot në të përjavshmen "The Mail on Sunday".
Partia konservatore e kryeministrit, David Cameron dhe opozita laburiste kanë një rezultat të ngushtë mes tyre me 31 për qind. Liberal Demokratët, që bëjnë pjesë në koalicionin në pushtet morën tetë për qind të votave.
Instituti "Survation" ka pyetur të premten 1 003 persona nëpëmjet një pyetsori në internet.
"Nëse tendencat e reflektuara nga sondazhi i institutit "Survation" do të mbahen, UKIP, kundër imigracionit në masë dhe integrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian mund të fitojë deri në 128 vende në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në muajin maj 2015", theksoi për të përjavshmen "The Mail on Sunday" John Curtice, profesor i shkencave politike në Universitetin Strathclyde. "Lideri i UKIP, Nigel Farage, do të arrijë objektivin e tij për të qenë dominues në Westminster", shtoi specialisti.
Një tjetër sondazh, publikuar në të përjavshmen "The Observer", vlerëson Laburistët me 35 për qind, konservatorët me 28 për qind, UKIP 17 për qind dhe "Lib-Dems" me nëntë për qind.
UKIP (Partia për Pavarësinë e Britanisë) është një parti e krahut të ekstremit të djathtë, e themeluar me të vetmin qëllim, nxjerrjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. UKIP ndjek një linjë të ashpër euroskeptike, kundër integrimit evropian dhe monedhës së përbashkët. Retorika partiake karakterizohet, nga një retorikë ksenofobe, kryesisht anti-imigracion dhe anti-islame./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44