Oficerët që hetojnë aktivitetin e mundshëm kriminal nga oligarkët kanë arrestuar një biznesmen të pasur rus në shtëpinë e tij në Londër nën dyshimin për pastrim parash.
58-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u mbajt të enjten nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) me dyshimin për vepra penale, duke përfshirë pastrim parash, komplot për të mashtruar Ministrinë e Brendshme dhe komplot për të kryer dëshmi të rreme, raportojnë mediat e huaja.
Një 35-vjeçar, i cili punon në rezidencë, u arrestua aty pranë me dyshimin për pastrim parash dhe pengim të një oficeri, pasi u pa duke u larguar me një çantë me mijëra paundsh cash.
Një burrë i tretë, 39 vjeç, i cili është ish-i dashuri i partnerit aktual të biznesmenit, u arrestua në shtëpinë e tij në Pimlico, Londër, për vepra që përfshijnë pastrim parash dhe komplot për mashtrim.
Sipas raportimit të policisë, të tre personat e arrestuar janë liruar me kusht.
NCA tha se më shumë se 50 oficerë u përfshinë në operacionin në pronën e biznesmenit në Londër, ku u sekuestruan shumë pajisje dixhitale dhe një sasi e konsiderueshme parash.
NCA gjithashtu tha se ky është operacioni i fundit i kryer si pjesë e përpjekjeve të saj për të penguar aktivitetet e figurave të korruptuara të biznesit ndërkombëtar dhe mundësive të tyre.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.5%
-
Jo
67.7%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 3601
Lajme të tjera
-
Media britanike: Njësitë e azilit marrin urdhër që të merren vetëm me rastet shqiptare për të përshpejtuar dëbimet nga Britania
4 Shkurt, 09:16
-
Si ka ndikuar Brexiti në turizmin britanik
4 Shkurt, 08:43
-
Lufta në Ukrainë/ 'BBC' nxjerr raportin, identifikohen mbi 13 mijë ushtarë rusë të vrarë, ende asnjë shifër përfundimtare
3 Shkurt, 17:13
-
Britania shqyrton me përparësi kërkesat e azilantëve shqiptarë, të deportohen sa më shpejt në Shqipëri
3 Shkurt, 16:02
-
Shkoi në kështjellë për të vrarë mbretëreshën në vitin 2021, shpallet vajtor 21 vjeçari në Britani! Akuzohet për tradhti
3 Shkurt, 14:22
-
Austria dëbon 4 diplomatë rusë me bazë në Vjenë, ishin angazhuar në akte të papajtueshme me statusin diplomatik
2 Shkurt, 11:29
-
Adoleshentja ruse kundër luftës në Ukrainë, postoi kundër Putin në rrjete sociale, vihet në arrest shtëpiak
2 Shkurt, 10:39
-
EMRI/ U dëbua në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vjedhje, shqiptari 'sfidon' Anglinë, kthehet dhe reklamon jetën luksoze me “Lamborghini”
2 Shkurt, 09:39
-
Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?
2 Shkurt, 08:27
-
Foli kundër Andrew Tate, deputetja britanike: Jam bombarduar me kërcënime për vdekje dhe përdhunim
1 Shkurt, 09:48
-
U kap brenda ‘shtëpisë së barit’, 19 vjeçari shqiptar në Angli dënohet me 9 muaj burg, dëshmia e tij: Kam babain sëmurë, doja të paguaja borxhet
1 Shkurt, 09:21
-
Debati për emigrantët shqiptar në Britani, Braverman e thotë troç: Duhet t’i largojmë që të fitojë partia jonë zgjedhjet e ardhshme
1 Shkurt, 08:19