/ ATSH/ - Ideja e Kryebashkiakut të Londrës për ta kthyer qytetin në një qytet pa makina, po kundërshtohet nga shoqata e taksistëve, të cilët thonë se do të kundërshtojnë projektin për autostradën e çiklistëve në qendër të qytetit.
Shoqata e taksistëve e cila përfaqëson mijëra shoferë taksishë në kryeqytetin britanik është duke u përpjekur për të penguar me çdo kusht projektin e kryebashkiakut për të ndërtuar dy korsitë kryesore në qendrën e Londrës.
Nisma përveç ndërtimit të korsive të ndara nga trafiku, pengon dhe lëvizjen e mjeteve motorrike, përfshirë dhe taksitë.
Vetëm biçikleta, këmbësorë dhe autobusë do të mund të qarkullojnë nga e hëna deri të shtunën
Plani, i aprovuar nga Boris Johnson pak ditë më parë kishte mbështetjen e 84% të 21.500 të anketuarve, por megjithatë ka ngjallur polemika të mëdha, veçanërisht te taksistët.
"Kjo është një mundësi për të treguar se si rrugët e Londrës mund të çlirohen nga pushtimi i makinave" - shprehet Boris Johnson.