/ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron përjashtoi një autonomi të plotë buxhetore për Skocinë sot në Edimburg ku u takua me Nicola Sturgeon, drejtuesja e partisë nacionaliste skoceze (SNP).

Kjo është hera e parë që Cameron takohet me drejtuesen e qeverisë rajonale skoceze që prej zgjedhjeve legjislative të 7 majit, ku SNP-ja mori 56 nga 59 vende në Skoci.
"Kryeministri konservator u angazhua për mbajtjen e premtimeve në lidhje me transferimin e pushteteve të reja për autoritetet skoceze duke konfirmuar se propozimet e komisionit Smith lidhur me këto transferime bëjnë pjesë në fjalimin e mbretëreshës dhe do të ndiqen në integralitet. Nëse disa dëshirojnë të bëjnë propozime të tjera, do t'i studiojmë ato",  shtoi ai.

Duke i gjykuar këto bisedime si konstruktive, Nicola Sturgeon u shpreh e lumtur që janë realizuar progrese për çështje të rëndësishme, si angazhimi për të aplikuar në integralitet propozimet e komisionit Smith. Ajo u shpreh gjithashtu e kënaqur që David Cameron u shpreh i gatshëm për të studiuar çdo propozim të ri të delagacionit të pushtetit.
Një vendim që i jep më shumë pushtet Skocisë do të bëjë pjesë në programin legjislatib të qeverisë së re të Cameron, që do të zgjidhet më 27 maj nga mbretëresha Elizabeth II gjatë fjalimit tradicional të Mbretëreshës./