Ministrat e Financave të 7 vendeve më të zhvilluara dhe guvernatorët e bankave qendrore filluan ditën e dytë të bisedimeve në Londër mbi mënyrat për një përgjigje në përpjekjet për të luftuar krizën ekonomike dhe financiare, e cila vazhdon ende të shtohet në shumë vende të ndryshme të botës.

Kryesuesi i bisedimeve, kancelari britanik George Osborne, tha se duhet të fokusohemi se çfarë mund të bëjnë bankat qendrore për të nxitur rritjen ekonomike në një kohë kur pjesa më e madhe e qeverive të G7 janë duke u përpjekur për të shkurtuar shpenzimet dhe për të rritur taksat.

Gjithashtu në qendër të bisedimeve do të jenë edhe reformat bankare, shmangia e taksave dhe tregtia e lirë. Samiti i G7, e cila përbëhet nga shtetet që përbëjnë gjysmën e ekonomisë së botës, po mbahet në Hartëell House, një rezidencë e shekullit të 17-të, në pjesën perëndimore të Londrës.

Në takimin e fundit muajin e kaluar të drejtuesve monetarë të FMN-së , Gjermanisë ju tërhoq vëmendja që të japë më shumë mbështetje për një bashkim bankar në eurozonë.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)