Londër, kush janë dy të rinjtë nga Elbasani që u kapën me 14 kg kokainë dhe 300 mijë sterlina

Londër, kush janë dy të rinjtë nga Elbasani që u kapën me 14 kg kokainë dhe 300 mijë sterlina

Foto ilustruese

Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit, janë arrestuar nga policia në Lodër me një sasi të konsiderueshme droge dhe 300 mijë paund cash.

Operacioni për arrestimin e Egli Hazizollit dhe Mikeljan Baca, të dy nga qyteti i Elbasanit, është kryer nga njësitë e investigimit kundër drogës në Londër. Baca dhe Hazizolli, janë ndaluar në një nga rrugët e Londrës me 14 kile kokainë të klasit A, dhe me vete kishin dhe një sasi prej 300 mijë sterlina.

Sipas një njoftimi të policisë, makina e dy të rinjve nga qyteti i Elbasanit, u  ndalua në rrugën Camrose Avenue, Edgëare, në Londër. Momentalisht të dy të rinjtë janë mbyllur në burg nga gjykata nën akuzë për “Posedim dhe tentativë shitje droge klasi A” dhe “Pastrim parash”.

Emrat e këtyre personave i janë përcjellë dhe policisë së Shtetit, e cila nga verifikimet e kryera ka konstatuar se dy të arrestuarit Hazizolli dhe Mikeljan Baca, janë pjesë e një grupi në Elbasan, që vepron në Angli, ku specialiteti i tyre është trafikimi dhe shitja e kokainë në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar.

Burime thanë për Shqiptarja.com se ka indicie dhe dyshime të forta se dy të rinjtë vepronin në kuadër të një grupi të fuqishëm në Angli.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 06/05/2020 11:02

    O Vlora, ca te kan ber ata ty vlla qe te nxorren bojen? Kot ta dim per gallat? Ka dhe Afrikan, Turq, Kinez, Rus e lloj lloj rrace tjeter qe meren me mall, apo vetem me Shqiptaret te iken bojaxhiu ty? Ik futi nai pace tines mos te shikoj njeri dhe mbaj bojen. Ne Shqiptaret perforim shum komente negative mdaj njeri tjetrit dhe me ben te mendoj qe vijn nga xhelozia.

    Përgjigju
    • Vlore: 06/05/2020 16:47

      Injorant shko puno me djerse!

  • e verteta: 05/05/2020 16:15

    ...Po ! Ke te drejte o vlonjat... Ju na vendosni bojen.... Hahahahahahahahah

    Përgjigju
  • Vlore: 05/05/2020 14:02

    Kërma qelbesira plera qe na nxorene bojen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Orban dorëzon ‘çelësat’, cili është bilanci i presidencës hungareze të BE?

Orban dorëzon ‘çelësat’, cili është bilanci i presidencës hungareze të BE?