/ATSH-AFP/ - Nigel Farage, i cili dha dorëheqjen të premten e kaluar nga kryesimi i UKIP, ka tërhequr vendimin e tij pas një truku, për të vazhduar të drejtojë fatin e partisë eurofobe dhe antievropiane.
Nigel Farage, udhëheqësi i Partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar, një parti antievropiane, ka bërë të ditur tërheqjen e dorëheqjes së tij, të deklaruar javën e kaluar, pasi dështoi të fitonte qoftë edhe një vend përfaqësimi në Parlamentin britanik.
Pas humbjes në zgjedhjet legjislative që u zhvilluan javën e kaluar ai dha dorëheqjen si premtim në rast dështimi.
"Unë jam një njeri i fjalës", nënvizoi javën e kaluar eurodeputeti duke mos i mbyllur portën një rikthimi pas një vere "pushimi" dhe "reflektimi".
Tre ditë më vonë, rikthimi u bë pas refuzimit në masë, nga komiteti ekzekutiv i partisë së tij, i dorëheqjes.
"Ashtu si premtoi, Nigel Farage dha zyrtarisht dorëheqjen si lider i UKIP. Dorëheqja u refuzua me unanimitet nga anëtarët e komitetit (...) Në këto rrethana, Nigel Farage tërhoqi dorëheqjen dhe mbetet drejtues i Ukip", theksoi kreu i komitetit, Steve Crowther, në një komunikatë.
Ai nënvizoi se, pas rizgjedhjes së kryeministrit konservator, David Cameron, fushata për një referendum mbi qëndrimin në Bashkimin Evropian kishte filluar tashmë dhe se UKIP e kishte të nevojshme të kryesohej nga Nigel./
/Shqiptarja.com