LONDER - Peshëngritësi shqiptar Hysen Pulaku ka rezultuar pozitiv edhe në testing B anti-doping të bërë nga WADA dhe ICO duke u përjashtuar nga Lojërat Olimpike Londër 2012. Pulaku, pjesë e delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpke para dy ditëve nga një test blic anti doping rezultoi pozitiv. Elbasanasi që do të garonte në peshën 77 kg nuk e pranoi rezultatin e testit A, duke kërkuar të bëjë testin B të analizave, por edhe këu ka rezultuar pozitiv duke u përjashtuar përfundimisht nga Olimpiada.

Tashmë ekipi përfaqësues shqiptar në Londër do të garojë me 10 sportistë. Kjo është një ngjqarje shumë e rëndë për sportin e peshëngritjes, pasi në harkun kohor të pak muajve kanë rezultuar me doping tre sportistë kandidatë për Lojërat Olimpike. Në fillim ishte Ilir Suli, më pas Erkand Qerimaj dhe së fundmi ishte 20 vejcari Hysen Pulaku. Shtanga shqiptare rrezikon të dënohet me 2-4 vjet si ekip, të përjashtohet nga Lojërat Olimpike London 2012, dhe 50000-100000 USD gjobë pasi shtangisti elbasanas Hysen Pulaku rrezultoi pozitiv në testin antidopig të realizuar nga WADA.

Sekretari i përgjithshëm i FSHP, Ilir Kraja pas ngjarjeve të ndodhura në Londër shprehet se ekipi i peshëngritjes rrezikon vetëm të marrë një dënim në shumë monetare, por nuk rrezikon të penalizohet. "Ai që do të penalizohet për rastin në fjalë do të jetë vetëm sportisti Hysen Pulaku. Peshëngritsit i kam këshilluar disa herë që të kujdesen përpara se të përdorin gjithcka. Më vjen keq për gjithcka që ka ndodhur" përfundon Ilir Kraja.

(d.b/shqiptarja.com)