LONDER- Autopsia për vdekjen e miliarderit Boris Berezovsky nuk ka zbuluar ndonjë provë se 67 vjeçari kundërshtar i ashpër i Putin të ketë ndodhur nga dhuna, bën të ditur policia. Ekzaminimet e specialistëve të policisë bëjnë të ditur se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga varja. Ish-oligarku rus besohet të jetë vetëvarur, njoftoi media britanike që citonte burime policore dhe ato të ekipit hetimor.

Teste të tjera priten të bëhen në trupin e 67 vjeçarit i cili u gjet i vdekur në tualetin e banesës së tij në Ascot, Berkshire të Londrës të shtunën. Rezultatet e ekzaminimeve, përfshi ato toksikologjike pritet të dalin pas disa javësh.

Trupi i vdekur i miliarderit rus u gjet nga një punëtor, i cili mendohet se ishte truproja e tij. Kevin Broun kreu i grupit hetimor tha se “Policia po ndërmerre prova të tjera në skenën e krimit dhe hetimet pritet të vazhdojnë edhe për disa ditë. Një kordon policor do të rrethojë vilën ku jetonte Berezovsky deri në momentin kur të mbyllen hetimet.

Hetuesit duan të nënvizojnë se nuk ka prova për një person të tretë të përfshirë në skenën e krimit. Mendohej se ai kishte probleme serioze financiare pasi kishte paguar një shumë astronike në cështjet gjyqësore të disa viteve më parë dhe dëshironte të kthehej në Rusi.

KUSH ISHTE BEREZOVSKY

Berezovsky jetonte në Britaninë e Madhe që nga viti 2000 pasi acarimit të marrëdhënieve të tij me Presidentin Vladimir Putin. Rusia kishte kërkuar ekstradimin e tij në akuzuar për shpërdorime, por qeveria britanike refuzoi ta kthente dhe i dha strehim politik. Miliarderi rus, Boris Berezovsky, ish matematikan dhe zyrtar i qeverisë, u pasurua në Rusinë pas sovjetike të viteve 90-të.

Ai përfitoi duke marrë kontrollin e shumë pasurive, përfshirë edhe kanalin kryesor televiziv të vendit, Channel One. Në vitin 1997, revista Forbes e llogariste pasurinë e Berezovsky-it në rreth 3 miliardë dollarë.

Berezovsky ishte në kulmin e pushtetit të tij gjatë presidencës së Boris Yeltsin-it dhe arriti të mbante edhe postin e zv/sekretarit të këshillit të sigurimit të Rusisë.

Ai ndihmoi për formimin e Partisë së Unitetit dhe u bë anëtar i parlamentit. Fillimisht Berezovsky ishte mbështetës i Presidentit Vladimir Putin, por ata hynë shpejt në konflikt pas zgjedhjes së zotit Putin në vitin 2000. Berezovsky u bë më pas kritik i ashpër i Kremlinit.

Në fund të viteve 2000, autoritetet ruse kërkuan që Berezovsky të paraqitej për t’u hetuar, por ai nuk u kthye nga jashtë shtetit dhe u vendos në Britaninë e madhe, ku më pas iu dha stehim politik.
Një gjykatë e Rusisë e dënoi atë në mungesë për krime ekonomike. Qeveria mori në kontroll pasuritë e tij të televizionit dhe pjesë të pasurive të tjera që ai kishte në vend.
Në Britani ai u shoqërua me të mërguar të tjerë rusë, kritikë të Kremlinit, pëfshirë udhëheqësin çeçen, Akhmed Zakayev, dhe ish agjentin rus Alexander Litvinenko. Berezovsky bëri fushatë publike kundër zotit Putin, të cilin e akuzoi për shtypjen e lirisë në Rusi.

Në vitin 2012, Berezovsky humbi një çështje ligjore kudër pronarit të Klubit të futbollit Chelsea, rusit Roman Abramovich, të cilin e akuzoi për shantazh kërcënime lidhur me pasuritë në një kompani nafte në Rusi.
Sipas njoftimeve të kohëve të fundit, kostja e lartë e çështjes e deryroi Berezovsky-in të shiste pasuritë e tij, duke pëfshirë edhe një pikturë tepër të vlefshme të piktorit Andy Warhol. 67-vjeçari i ka mbijetuar një numri të madh tentativash për të vrarë, përfshirë këtu vendosjen e një bombe që i vrau shoferin.


berozvski
(Shtëpia, ku u gjet i vdekur miliarderi rus)

Boris Berezovsky
(Foto:Boris Berezovsky)

Redaksia online

(lç/sg/shqiptarja.com)