Londër, Rama: Në qeverisjen e
re Tony Blair, mik krah nesh

Londër, Rama: Në qeverisjen e<br />re Tony Blair, mik krah nesh
LONDER- Kryeministri në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama ka folur pas takimit sot në Londër me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe stafin e tij. Rama tha se “është kënaqësi që takimin e parë pas zgjedhjeve e ka zhvilluar me një mik të madh të shqiptarëve”.
 
Kreu i PS është shprehur entuziast lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me ish-kryeministrin britanik.
 
“Është një kënaqësi shumë e madhe që takimin e parë pas zgjedhjeve, jashtë Shqipërisë, unë e bëj me një mik të madh, që përveçse çka njihet është edhe një pikë referimi e kahershme e imja dhe e jona si Parti Socialiste. Ndërkohë jam shumë i lumtur që kjo fitore na jep mundësinë të kemi ndihmën e një miku të madh, një kryeministri që ka lënë gjurmë në historinë e Anglisë dhe të botës mbarë dhe e një njeriu që nuk harron asnjëherë të përsërisë se është një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, është shprehur Rama.
 
Po kështu, edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair pas takimit me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, e ka cilësuar bashkëpunimin për qeverinë e re dhe programin e ri, si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.
 
“Së pari, dua të uroj Edi Ramën për fitoren e tij të jashtëzakonshme. Ky është një moment i duhur që Shqipëria të bashkohet me qeverinë e re dhe me programin e saj të ri”, është shprehur Blair.

Në fjalën e tij, Blair ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar i uron qeverisë së re sukses në sfidat që parashtrohen, ndërsa shtoi se nuk do mungojë mbështetja për realizimin e detyrës së qverisë së re.
 
“Jam i sigurt se ekziston një vullnet i madh në komunitetin ndërkombëtar për t’i uruar qeverisë punë të mbarë dhe të jetë e suksesshme. Sfidat e vendit janë shumë të mëdha, por unë e di se ka një vendosmëri të jashtëzakonshme për t’i kapërcyer ato. Si dikush që e konsideron veten një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve ne jemi të lumtur t’ju ndihmojmë me mundësitë tona më të mira. Dua t’ju uroj juve z. Rama gjithë të mirat, duke ditur sesa punë e vështirë është të jesh Kryeministër. Fat të mbarë dhe duhet të dini se gëzoni një mbështetje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar që të realizoni me sukses këtë detyrë", u shpreh Blair, pas takimit me kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama.

RAMA: 2 ORE ME TONY BLAIR PER PIKETAT E PARA TE QEVERISJES

Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në Londër me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe stafin e tij. Rama e cilësuar pasionues këtë takim i cili zgjati rreth 2 orë.
 
Në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se fokusi i bisedës ka qenë lidhur me piketat e para të qeverisjes.
 
“Takim pasionues rreth 2 orë me km Blair për piketat e para të qeverisjes”, shkruan Rama.
 
Edhe takimin me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe stafin e tij, Rama e njoftoi në rrjetin social “Twitter”, ndërkohë që në Londër mbërriti mbrëmjen e djeshme.
 
Kryeministri i ardhshëm, shkruan se “Më vonë do të jem në BBC në ‘Hard talk’ me Sara Montague”.
 
Ndërsa shton se nesër do të zhvillojë vititën e tij në Romë, ku do të takohet me kryeministrin italian, Enrico Letta.

rama twitter
rama bbc
(Në foto: Rama me gazetaren e BBC, Sara Montague)

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë