Londër, Rama takohet me Cameron
në fokus integrimi i vendit në BE

Londër, Rama takohet me Cameron<br />në fokus integrimi i vendit në BE
LONDER- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjendet për një vizitë në Londër, ku ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Britanisë se Madhe, David Cameron, në “Downing Street”, si dhe ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë takimit me homologun britanik, Kryeministri Rama u përqendrua tek e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të cilat u cilësuan të shkëlqyera, si edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

rama cameron
(Foto: Kryeministri Rama dhe Kryeministri Cameron)

Kryeministri Cameron uroi shefin e qeverisë shqiptare për marrjen e detyrës dhe theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin europian të Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga disa ministra të kabinetit qeveritar.

RAMA NË “FB”: DUARSHTRËNGIMI ME KRYEMINISTRIN DAVID CAMERON
Pas takimit me homologun britanik David Cameron, kryeministi Edi Rama ka përcjellë në rrjetin social “Facebook” foton e këtij takimi. Ndërsa shkruan se i ka shprehur kryeministrit Cameron, vullnetin e qeverisë shqiptare për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe.

“Duarshtrëngimi me kryeministrin David Cameron. Në “10 Doëning Street” për t'i komunikuar shefit të qeverisë britanike shprehjen e vullnetit të plotë të qeverisë së Shqiperisë për të forcuar marrëdhëniet me Britaninë e Madhe”, shkruan kryeministri Rama.

rama cameron

RAMA NË TAKIMIN E BERZH: BALLKANI KA NEVOJË PËR NJË ZHVILLIM TË RI EKONOMIK
Në vijim të vizitës në Londër, Kryeministri Edi Rama mori pjesë edhe në Konferencën e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku u publikua Raporti mbi Tranzicionin 2013. Rama është përqendruar ne fjalen e tij në panoramën rajonale. Pasi thekson se "është praktikisht viti i parë që e gjen këtë zonë pa konflikte", Rama ka treguar se "të gjithëve na duhen pjese të vogla hekurudhore, rrugore, pjese te vogla ndërlidhjesh per energji, pjesë të vogla legjislacionesh per te lidhur tregjet tona. Dhe gjitha kjo mungon pasi jemi shumet e vegjel dhe kemi shume probleme për ta zgjidhur kete vete me buxhetin dhe resurset tona'. Rama ndër të tjera ka propozuar se "na duhet të bashkohemi për një lloj të ri zhvillimi ekonomik".
Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në konferencën e BERZH

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit