LONDER - Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në pjesën jugore të Londrës, ku janë shënuar nëntë viktima.

Ai është përplasur me një vinç në një lagje të Londrës në afërsi të lumit Tamiz.

Një djalë nga Kosova Rezart Islami, 28 vjeç, ka qenë dëshmitar okular i momentit të rrëzimit të helikopterit teksa u përplas me vinçin.

"E pashë rrëzimin e aeroplanit teksa u përplas me vinçin. Kjo ka ndodhur brenda 6 sekondave.

Isha shumë i tronditur dhe zemra nuk pushonte së rrahuri fort,”- thotë ai.

Sipas rrëfimit të tij piloti i avionit mund të ketë humbur kontrollin në momentin para se të godiste vinçin.

Policia e Londrës bën të ditur se telefonatat e para janë marrë nga Shërbimet e Emergjencës rreth orës 8 të mengjesit.

Kanë qënë përdoruesit e rrjetit social Twitter që kanë vendosur pamjet e para nga vendgjarja. Për momentin nuk dihet shkaku i vërtet i incidentit.

Grupet e shërbimit të shpejtë kanë mbërritur në vendgjarje menjëherë. Sipas policisë avioni u përplas si pasojë e mjegullës duke hedhur poshtë hipotezën e ndonjë sulmi terrorist.

(ad.ti/l.ç /shqiptarja.com)