LONDËR, 12 tetor /ATSH-AFP/ - Ushtarët britanikë ndodhen në Irak për të trajnuar forcat kurde që luftojnë kundër grupit të Shtetit Islamik, njoftoi dje ministri britanik i Mbrojtjes.
Një ekip specialistësh është i pranishëm në rajonin e Erbilit, kryeqytet i Kurdistanit, rajon autonom kurd në veri të Irakut dhe trajnon luftëtarët kurdë, për të përdorur mitralozët e rëndë që Britania e Madhe iu akordoi në muajin shtator.
"Kjo nismë u miratua nga sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon", deklaroi një zëdhënës i ministrisë britanike./
/ec/
/Shqiptarja.com