Londër, vdekja e mistershme
e miliarderit kundërshtar të Putin

LONDER- Miliarderi rus Boris Berezovsky, i njohur si kundërshtar i ashpër i presidentit Vladimir Putin është gjetur i vdekur dje në banesën e tij në Askon, një qytet rreth 40 kilometra në perëndim të Londrës.

Policia britanike e quan vdekjen e tij si misterioze dhe ekspertë të specializuar ndodhen në banesën e tij për të gjetur gjurmë të lëndëve kimike, biologjike apo të materialeve radioaktive, që mund të jenë përdorur për ta vrarë.

Mik i ish agjentin rus, Alexander Litvinenko, i cili në 2006 vdiq po në Londër i helmuar nga mbetje radioaktive, polonium- 210, Boris Berezovsky u gjet i vdekur në banjon e tij të shtunën pasdite.

Mediat ruse shkruajnë se "vdekjen e tij është fundi i një epoke" .
 
Në një intervistë të dhëna pak kohë më parë për revistën Forbes, para vdekjes së tij deklaronte se jeta e tij nuk kishte më kuptim dhe se dëshironte të kthehej në Rusi.  Ndërkohë që të shtunën një zyrtar i Kremlinit tha se Berezovsky i kishte shkruar së fundmi Putin ku i kërkonte se donte të kthehej në shtëpi.


KUSH ISHTE BEREZOSKY

Voa shkruan se Berezovsky jetonte në Britaninë e Madhe që nga viti 2000 pasi acarimit të marrëdhënieve të tij me Presidentin Vladimir Putin. Rusia kishte kërkuar ekstradimin e tij në akuzuar për shpërdorime, por qeveria britanike refuzoi ta kthente dhe i dha strehim politik. Miliarderi rus, Boris Berezovsky, ish matematikan dhe zyrtar i qeverisë, u pasurua në Rusinë pas sovjetike të viteve 90-të.
Ai përfitoi duke marrë kontrollin e shumë pasurive, përfshirë edhe kanalin kryesor televiziv të vendit, Channel One. Në vitin 1997, revista Forbes e llogariste pasurinë e Berezovsky-it në rreth 3 miliardë dollarë.
Berezovsky ishte në kulmin e pushtetit të tij gjatë presidencës së Boris Yeltsin-it dhe arriti të mbante edhe postin e zv/sekretarit të këshillit të sigurimit të Rusisë.

Ai ndihmoi për formimin e Partisë së Unitetit dhe u bë anëtar i parlamentit. Fillimisht Berezovsky ishte mbështetës i Presidentit Vladimir Putin, por ata hynë shpejt në konflikt pas zgjedhjes së zotit Putin në vitin 2000. Berezovsky u bë më pas kritik i ashpër i Kremlinit.

Në fund të viteve 2000, autoritetet ruse kërkuan që Berezovsky të paraqitej për t’u hetuar, por ai nuk u kthye nga jashtë shtetit dhe u vendos në Britaninë e madhe, ku më pas iu dha stehim politik.
Një gjykatë e Rusisë e dënoi atë në mungesë për krime ekonomike. Qeveria mori në kontroll pasuritë e tij të televizionit dhe pjesë të pasurive të tjera që ai kishte në vend.

Në Britani ai u shoqërua me të mërguar të tjerë rusë, kritikë të Kremlinit, pëfshirë udhëheqësin çeçen, Akhmed Zakayev, dhe ish agjentin rus Alexander Litvinenko. Berezovsky bëri fushatë publike kundër zotit Putin, të cilin e akuzoi për shtypjen e lirisë në Rusi.

Në vitin 2012, Berezovsky humbi një çështje ligjore kudër pronarit të Klubit të futbollit Chelsea, rusit Roman Abramovich, të cilin e akuzoi për shantazh kërcënime lidhur me pasuritë në një kompani nafte në Rusi.
Sipas njoftimeve të kohëve të fundit, kostja e lartë e çështjes e deryroi Berezovsky-in të shiste pasuritë e tij, duke pëfshirë edhe një pikturë tepër të vlefshme të piktorit Andy Warhol.
67-vjeçari i ka mbijetuar një numri të madh tentativash për të vrarë, përfshirë këtu vendosjen e një bombe që i vrau shoferin.



(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së