LONDËR, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ - Steve Strange, lideri i grupit "Visage" dhe ikonë e viteve '80 të shekullit të kaluar, vdiq në Sharm el Sheik, pas një infarkti të papritur, në moshën 55-vjeçare, njoftoi rrjeti informativ britanik, BBC.
Steve Strange, emri i vërtetë i të cilit ishte Steve Harrington, ishte një prej themeluesve të stilit Romantizmi i Ri, përfaqësuesit më të shkëlqyer të të cilit ishin grupet e mirënjohura në të gjithë botën si "Duran Duran", "Culture Club" dhe "Spandau Ballet"./ a.jor.