Londër, vidhen sende me vlerën 60 milion euro nga vila e Tamarës, vajza e bosit të Formula 1, Ecclestone

Londër, vidhen sende me vlerën 60 milion euro nga vila e Tamarës, vajza e bosit të Formula 1, Ecclestone

Një vjedhje me përmasa të mëdha është kryer në vilën e Tamara Ecclestone, vajza e ish bosit të Formula Uno, Bernie Ecclestone.

Sipas tabloidit "Dielli", kanë arritur të vjedhin sende me vlerë rreth 60 milionë euro.

Grabitësit, pavarësisht kamerave të shumta që survejojnë lagjen dhe vilën, kanë mundur të realizojnë qëllimin e tyre.

Vila me 57 dhoma dhe me vlerë 70 milion paund e Tamara Ecclestone ndodhet në një nga lagjet më elegante të kryeqytetit britanik.

Sipas tabloidit, në vetëm 50 minuta, grabitësit kanë mundur të hyjnë përmes kopshtit, të plaçkisin dy kasafortat që ndodheshin në dhomën e gjumit të Tamara Ecclestone dhe të largohan me shpejtësi.

Scotland Yard për momentin nuk ka kryer asnjë arrestim dhe dyshon se vjedhja është kryer me ndihmën e dikujt brenda vilës

Vila ndodhet përballë Pallatit Kensington, rezidencës mbretërore ku jeton Princi William me Kate Middleton dhe fëmijë, si dhe anëtarët e tjerë të Kurorës Mbretërore, si dhe në rrugën ku kanë vilat e tyre Roman Abramovich, Sulltani i Bruneit si dhe Ambasada të ndryshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/12/2019 15:27

    Le te mos merzitet pasanikja se babagjyshi doni sjelli dhurata të tjera

    Përgjigju
  • Babagjyshi: 16/12/2019 20:22

    Babagjyshit i ka shkit dora i falet :))))))

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi