Londo: Humbja e Podrimes
dhe lidhja e dyfishtë me Lumin

Londo: Humbja e Podrimes<br />dhe lidhja e dyfishtë me Lumin
TIRANE- Poeti dhe shkrimtari Bardhyl Londo i ftuar në studion e TV A1 Report rrëfyer kujtimet e tij për poetin Ali Podrimja. Për gazetaren Mira Kazhani, Londo tregon koincidencat e cuditshme me lumin dhe me Francën, ku vite më parë Podrimja humbi djalin e tij.

"Lumi e ka pasur emrin djali i tij i cili vdiq në moshë shumë të re, dhe kishte. Ai vuante nga kanceri dhe u kurua në Francë. “Lum Lumi” është libri ku Podrimja shkruan për marrëdhëniet e tij me djalin. Dhe vdekjen për koiçidencë e gjen pranë një lumi. "- kujton poeti.

Londo tregon gjithashu se kish degjuar se vitet e fundit Poeti Podrimja ishte prekur nga semundja e Alzaimeri, sëmundja e kujtesës. Poeti dhe shkrimtari Londo gjatë bisedës së tij u shpreh se pena e Podrimes iu dedikua me shpirt e gjak itakes, atdheut. Londi rrëfeu edhe shume kujtime mes tij dhe poetit Podrimja ku heren e fundit që u takuam me të ishte festivali i Poetekes në Durrës para dy vitesh.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete