/ATSH-AFP/ - Disa qindra ushtarë britanikë shtesë do të dërgohen në janar në Irak për të stërvitur forcat që luftojnë kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), njoftoi ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, në një artikull të publikuar sot nga "Telegrah".
Disa ushtarakë britanikë gjenden aktualisht në Irak për të stërvitur forcat kurde në rajonin e Erbil-it, kryeqytet i Kurdistanit, rajon autonom kurd në veri të vendit.
Në kuadrin e koalicionit ndërkombëtarë kundër ISIS-it, britanikët, që kanë përjashtuar praninë e trupave luftarake në terren, zhvillojnë regullisht sulme ajrore kundër pozicioneve xhihadiste.
"Problemi është se sulmet ajrore kanë ndryshuar mënyrat e të vepruarit të ISIS-it, ku luftëtarët strehoen gjithnjë e më shumë në qytete dhe fshatëra", shpjegoi Fallon në të përditshmen britanike "The Telegraph".
"Kjo do të thotë se duhet t'i spostojmë me trupa në terren dhe kjo është një detyrë që i takon trupave lokale, jo perëndimorëve. Roli ynë aktualisht, përveç bombardimeve, është që t'i stërvisim këto trupa lokale", shtoi ai.
Gjenerali amerikan, James Terry, kishte shpallur sot se vendet anëtare të koalicionit ishin gati të dërgonin rreth 1 500 trupa në Irak me qëllim intensifikimin e luftës kundër ISIS-it.
/Shqiptarja.com