Londra i akuzoi për sulmin ndaj Skripal, reagon Moska: Nuk i njohim dy rusët

Londra i akuzoi për sulmin ndaj Skripal, reagon Moska: Nuk i njohim dy rusët

Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova

Rusia ka deklaruar se nuk e di se cilët janë dy shtetasit rusë kundër të cilëve policia britanike ka lëshuar mandate arresti në kuadër të çështjes për helmim të ish-agjentit rus, Sergey Skripal në Angli. “Emrat dhe fotografitë e publikuara në media nuk na thonë asgjë”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova e cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS.

Policia britanike njoftoi për lëshimin e dy mandatarresteve për dy shtetas rusë në lidhje me çështjen e helmimit me “Noviçok” të ish-agjentit rus, Serguei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Angli, të identifikuar si Aleksander Petrov dhe Ruslan Boçirov, përcjell Atsh.

Megjithatë, këto dy emra konsiderohen si pseudonime, sipas shefit të antiterrorizmit, Neil Basu, gjatë një konference për shtyp, duke i bërë thirrje publikut që t’i identifikojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?