TIRANE- Përfaqësia diplomatike e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar ashpër kundër akuzave për korrupsion, që i bëhen ditët e fundit kompanisë së përzgjedhur nga qeveria për bashkë-mënaxhim të Doganave “Crown Agents”.
Me një gjuhë të papërdorur deri tani, Ambasada britanike në Shqipëri ka sulmuar ashpër “disa individë në qarqet politike shqiptare dhe në media”, që, sipas saj, “kanë bërë akuza të rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi kundër Crown Agents, madje edhe duke kërkuar të lidhin aktivitetet e kompanisë me ish-anëtarë të shquar të qeverisë britanike. Ata që merren me shqyrtimin dhe diskutimin e projekt-propozimit duhet të jenë të vetëdijshëm se këto pohime janë të keqinformuara dhe krejtësisht pa baza”.
Në një njoftim zyrtar nga përfaqësia e shtetit anglez në Tiranë vihet në dukje se në Shqipëri për disa kohë ka patur probleme me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore. Ka një nevojë të menjëhershme dhe serioze për të rritur të ardhurat nga doganat dhe taksat, në mënyrë që qeveria e Shqipërisë mund të sigurojë shërbimet dhe projektet që janë të kërkuara nga qytetarët e vendit. Ka gjithashtu një kërkesë për ndërtimin afatgjatë të kapaciteteve në fushën e doganave dhe për masa për të ulur nivelin e korrupsionit. “Kompania britanike Crown Agents i ka propozuar qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e shërbimit doganor, duke përfshirë elementet e rekrutimit, trajnimit dhe menaxhimit të karrierës.
Vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, duke marrë parasysh nevojat e Shqipërisë, përmbajtjen e projektit dhe koston. Kontrata e plotë ka qenë dorëzuar në Kuvend në mënyrë që të informohen për përmbajtjen e saj. Është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar”, thekson Ambasada. Në njoftim shtohet se ajo ishte pjesë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar derisa u privatizua në vitin 1997 dhe qeveria britanike ka ende një vend në Fondacionin Crown Agents që mbikëqyr aktivitetet e kompanisë.
Ajo ka qenë e përfshirë në më shumë se njëqind vende të botës dhe ka punuar gjerësisht në projekte për qeveritë e Mbretërisë se Bashkuar, Shteteve te Bashkuara dhe Japonisë. Ajo ka menaxhuar projekte specifike në fushën e doganave me sukses të madh, në Bullgari, Maqedoni, Bosnjë - Hercegovinë dhe Kosovë. Ata që punojnë në projektet e Crown Agents për qeverisjen e mirë dhe të ardhurat, janë gati të gjithë zyrtarë në shërbim apo në pension nga shërbimet britanike doganore, ose të shërbimeve doganore të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Aktivitetet e Crown Agents janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian dhe mbështetës te procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë.
Crown Agents vepron krejtësisht në përputhje me legjislacionin strikt te Mbretërisë së Bashkuar mbi praktikat e biznesit dhe me ligjet e vendeve në të cilat është duke punuar. Mirëmbajtja e parimeve më të larta dhe standardeve etike është e rëndësishme për kompaninë dhe për qeverinë britanike, thekson njoftimi.
(Ne foto: Ambasadori britanik ne Tirane, Nicholas Cannon)
Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Basha: Kontrata më e zezë në Europë