Londra nuk rri duarkryq...prenoton edhe 60 milionë doza të tjera vaksine antiCovid

Londra nuk rri duarkryq...prenoton edhe 60 milionë doza të tjera vaksine antiCovid

Në këtë situatë të rënduar pandemie, Londra zyrtare nuk rri duarkryq duke parë nga qielli.

Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me grupin farmaceutik francez Sanofi dhe grupin farmaceutik britanik GlaxoSmithKline (Gsk) për tu furnizuar 60 milion doza të vaksinës antiCovid.

Dy grupet farmaceutike, të cilat pretendojnë se vaksinës së tyre mund t'i jepet drita e gjelbër në gjysmën e parë të vitit 2021, saktësojnë në një deklaratë se "po zhvillohen bisedime edhe me Komisionin Europian, Italinë, Francën dhe qeveritë e tjera për të siguruar qasjen në të gjithë botën për produktin.

Për Britaninë e Madhe kjo është marrëveshja e katërt, pas atyre me AstraZeneca, Valneva dhe BioNTech e Pfizer. Në këtë mënyrë, Mbretëria e Bashkuar tashmë ka siguruar 250 milion doza të vaksinës. Sanofi dhe Gsk planifikojnë të fillojnë fazën 3 deri në fund të vitit.

Dje, gjatë konferencës ditore për Covid, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte shumë i sigurt për vaksinën e Pfizer: Po shkon në drejtimin e duhur; ajo mund të aprovohet shumë, shumë shpejt.

Por ka edhe ‘trazira’ për çmimit. Moderna Inc - shkruan Financial Times sot - e ka vlerësuar vaksinën e saj të koronavirusit, për individët është 50 në 60 dollarë për trajtim, të paktën 11 më shumë se sa konkurrentët e saj Pfizer Inc dhe BioNTech.

Çmimi i propozuar nga Moderna për një trajtim me dy doza të shitur për qeveritë është 39 dollarë për dy doza.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes