Longoria shihet sërish
me një basketbollist

Longoria shihet sërish <br />me një basketbollist
Eva Longoria, duket se ka preferenca vetëm për baskebollistët . Paparacët kanë arritur që ta fotografojnë me lojtarin e ekipit ‘LA Lekers’, Matt Barnes.
Aktorja e famshme e “Desperate Houseëives” ka pritur basketbollistin në aeroportin e Los Anxhelosit, ku më pas me veturën e saj kanë shkuar në vilën e saj, dhe kanë qëndruar disa orë së bashku. Kjo nuk është hera e parë që Eva dhe Matt janë parë bashkë.
Sipas shkrimit të “Daily Mail”, çifti është njohur muajin e kaluar në një ndeshje në Las Vegas dhe që nga atëherë takohen gati çdo ditë. Matt kohë më parë i ka dhënë fund lidhjes së tij me Gloria Goven, me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa mediat kishin shkruar se Eva kishte një lidhje më vëllanë e Penelope Cruz . Longoria për plot tre vjet ka qenë e martuar me basketbollistin Toni Parker, nga i cili është ndarë në fillim të këtij viti.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati