Një tjetër humbje në lidhje me Brexit ka pësuar mbrëmshmjen e djeshme kryeministrin britanik Boris Johnson.
Dhoma e Komuneve, me 327 vota pro dhe 299 kundër, ka miratuar ligjin kundër 'No Deal' i promovuar nga opozita dhe mbështetur nga një grup prej 21 deputetësh rebel konservatorë, duke përfshirë ish ministrin e financave të Theresa May, Philip Hammond.
Ligji do të ndalojë që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, përveç nëse ka një votim të favorshëm nga Parlamenti, dhe do të detyrojë qeverinë të kërkojë një zgjatje të re tre mujore të bisedimeve me Brukselin, duke e spostuar hyrjen në fuqi të Brexit nga 31 tetor 2019 për në 31 janar 2020.
Siç edhe parashikohej, menjëherë pas aprovimit tē ligjit, Kryeministri Boris Johnson paraqiti një mocion për shpërndarjen e Dhomës së Komunave dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme më 15 tetor.
Duke prezantuar mocionin, Johnson përsëriti se ai nuk dëshironte të kërkonte shtyrjen e Brexit dhe të linte në duart e Brukselit vendimin se kur Londra "mund të largohej nga BE". Kryeministri konservator tha se ‘vetëm vota mund të përcaktojë’ se kush, midis tij dhe laburistit Jeremy Corbyn, duhet të negociojë me europianët për Brexit.
Sipas mediave të ndryshme britanike, kryeministri Johnson nuk i ka votat e nevojshme, dy të tretat e 650 anëtarëve të parlamentit, për të kaluar mocionin e tij. Laburistët, edhe pse kanë kërkuar rikthim në votime, nuk kanë ndërmend të votojnë në favor të Johnson.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.4%
-
Gafë
48.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Të gjithë kundër Elon Musk
7 Janar, 15:47
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15