Në pikën kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës po vërehet një fenomen i pazakontë, por gjithnjë e më i shpeshtë kalimi i bagëtive, veçanërisht i lopëve.

Disa prej këtyre kafshëve kalojnë nga territori shqiptar për të hyrë në Kosovë, shpesh pa praninë e barinjve apo kujdestarëve.

Lëvizjet e tilla janë thuajse të përditshme, dhe në disa raste, kafshët kanë hyrë në rrugët automobilistike pranë pikës kufitare, duke krijuar situata të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve. 

Rreziku për aksidente është në rritje, sidomos me shtimin e fluksit të automjeteve që hyjnë dhe dalin në të dy anët e kufirit.