Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez është nderuar nga “Gay & Lesbian Alliance Against Defamation” (GLAAD) ditën e djeshme.

44 vjeçarja është vlerësuar me një çmim Award për ndihmën e dhënë për imazhin e personave gei, biseksualë, dhe transeksualë në televizion.

Ajo është producente ekzekutive e ABC Family’s The Fosters, medias së nominuar për seritë e saj rreth çfiteve lesbike.

Jennifer është frymëzuar për këtë produksion nga halla e saj, e cila vuante nga orientimi seksual dhe nuk ishte e aftë të krijonte familjen e saj.

jennifer lopez

“Kur bëhet fjalë për martesat gei unë thjesht mund të them që besoj në dashuri. Mendoj se kur dy persona gjejnë dhe e duan njëri-tjetrin ato mund ta kalojnë jetën bashkë me të njëjtat privilegje si të tjerët”, ka thënë Lopez.

Me një fustan të ngjitur pas trupit, i cili ekspozonte këmbët e saj të tonifikuara këngëtarja u duk në top formë mbrëmjen e djeshme në Los Angelos.

Lopez ishte e shoqëruar nga i dashuri Casper Smart në këtë event, i cili u duk gjithashtu mjaft elegant dhe i kombinuar me të.

(b.t/shqiptarja.com)