Por prania e tyre në eventin e përvitshëm nuk ishte aspak rastësore apo 'punë qejfi'. Lori tashmë në rolin e producentes dhe moderatori kishin një mision të veçantë: të mblidhnin ide për "Top Awards". "Top Awards" do të vijë në ekranin e Top Channel, si një format i ri që do të vlerësojë muzikën moderne shqiptare.
Misionin e tyre e bëri me dije Ledioni në Instagram, ndërsa Lori postoi në Snapchat foto dhe video nga spektakli.
Sara nga ana tjetër e kaloi mbrëmjen në shtëpi, duke parë "Friends" në laptop-in e saj dhe EMA në ekranin e televizorit."Faleminderit Lori që më le pa biletë", shkroi ajo në Instagram.
Tipike e motrave të mëdha!
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)