Lori Hoxha i përgjigjet akuzave për
operacione: Njerëzit kanë sy në ballë

Lori Hoxha i përgjigjet akuzave për<br />operacione: Njerëzit kanë sy në ballë
Jo pak herë Lori Hoxha është akuzuar që ka kryer ndërhyrje estetike për të perfeksionuar pamjen e saj. Janë të shumta komentet në fotot e saj në rrjete sociale që 'i tregojnë' Lorit se ka bërë hundën dhe buzët.

Realisht Lori nuk është përgjigjur ndonjëherë publikisht për diçka të tillë (dhe nuk ka përse), fundja nëse dikush dëshiron të ndryshojë diçka në pamjen e tij, e ndryshon dhe kaq! Eshtë trupi i tij.

Pak kohë më parë ajo ka pohuar në llogarinë e saj në Tumblr që ka kryer një ndërhyrje në hundë, por këtë herë ishin komentet e një personi anonim në faqen e saj që e shtynë të sqarojë njëherë e mirë atë, dhe personat e tjerë si ajo.

"S'po thua asgjë që nuk e dimë. Të gjithë kanë sy në ballë, por u bënë dy vjet tashmë, prandaj ndryshojmë temë bisede. Gëzuar festat, ngrohe zemrën."

Edhe pse 22-vjeçarja zgjodhi ta fshijë komentin më pas, shumë ndjekës të tjerë kanë komentuar në mbrojtje të saj.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

125/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit