Lorik Cana: Atë që bëri Kosova në kaq pak kohë, Shqipëria nuk e ka bërë për 80 vite

Lorik Cana: Atë që bëri Kosova në kaq pak kohë, Shqipëria nuk e ka bërë për 80 vite

Lorik Cana

Lorik Cana, i gjendur në Kosovë për shkak të një fondacioni, ka dhënë një intervistë për mediat në lidhje me kombëtaren shqiptare dhe përfaqësuesen e Kosovës. Për “RTV Dukagjini”, ish-kapiteni i kuqezinjve fillimisht ka folur për trajnerin Christian Panucci. Cana ka deklaruar se italianit i duhet dhënë ende kohë.

“Kur merr drejtimin e një kombëtareje, që ka arritur të luajë në Kampionatin Europian, pra ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë ta mbash atë nivel. Panucci është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese. Le ta gjykojmë në fund të fazës kualifikuese të Kampionatit Europian”.

Më pas Loriku ka folur për përfaqësusen e Kosovës duke u shprehur me fjalë të mëdha për faktin që e mbyllli në vendin e parë grupin ku bënte pjesë në Ligën e Kombeve.

Është një mundësi e artë për Kosovën, që ndoshta nuk do t’i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian, duke njohur rivalët e grupit, do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar. Megjithatë, Kosova e ka një mundësi të artë që të shkojë në gjysmëfinale të një kompeticioni, aty ku kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur për 80 vite”, - shtoi Loriku, duke pasur parasysh se “dardanët” do të sfidojnë Maqedoninë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, në muajin mars.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Truth: 24/01/2019 08:22

    Hajde Futbollist hajde. Cfare gjysemfinalje? Ajo eshte thjesht nje ndeshje play off dhe pas saj ka dhe nje tjeter qe po u fitua te cojne ne fazen finale te europianit qe Shqiperia shkoi nepermjet nje sistemi me te veshtire, atij te grupeve. Pra Cana ja ke fut kot. Nderkohe kushdo qe thote qe Kosova ska futboll ja fut pp ashtu kot pasi shikohet qe ne menyren e perdorimit baze te topit qe ne Kosove ka filozofi Europiane , moderne te luajturi futboll. Deri ne ket ekipin e Europianit lojtaret tane sdinin te stoponin topin, te vraponin me top, per mos permendur nje paqartesi totale taktike dhe nje dembelizem total ne lojen pa top.

    Përgjigju
  • anton: 23/01/2019 16:18

    nje vrime ne uje , ku kemi ne futboll ore si dhe kusova gjithashtu, po lerini keto lajme Bomb se na cate , shikoni kampionatet e dy vendev te lene per deshiruar . shqipetari dhe kosovari ndonje biznes te droges apo te muzikes .

    Përgjigju
  • Miku: 23/01/2019 14:50

    Ashtu eshte o Lorik burri, por nuk eshte nje krahasim qe duhet bere. Fatkeqesisht, Shqiperia pati dhe ende vazhdon te kete armiq te brendshem, qe jane te shumte ne numer dhe te djallezuar ne mendje e veper. Kosova fatmiresisht, nuk e ka kete problem te brendshem, te pakten ende jo. Shpresoj qe as mos ta kete dhe as mos ta kemi me. Faleminderit per krenarine qe na dhe kur prije skuadren e amedheut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë