Lorik Cana dje në “Selman Stërmasi”:
Ja për cilin ekip shqiptar bëj tifo

Lorik Cana dje në “Selman Stërmasi”:<br />Ja për cilin ekip shqiptar bëj tifo
Tribuna “VIP” e stadiumit “Selman Stermasi” ka qenë dje e mbipopulluar gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu e cila përfundoi 1-0 në favor të kryeqytetasve. Por mes tyre, duke ndjekur për herë të parë një sfidë të Kategorisë Superiore, ka qenë edhe ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana.
 
I ndodhur në Shqipëri këto ditë, për shkak të leksioneve për kursin e trainerave, rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren ka shijuar “live” përplasjen e dy prej skuadrave më të mira të futbollit shqiptar aktualisht. I pyetuar nga mikrofonat e “Supersport”, para fillimit të lojës, Cana do të shprehej:
 
“Unë këtu? U kombinuan shumë gjëra. Do të qëndroj në Shqipëri për disa javë, sepse vijoj të ndjek kurset e UEFA-s për trainer. Gjeta edhe kohën për të ndjekur për herë të parë një ndeshje të kampionatit shqiptar.

Sa herë që kemi qenë të grumbulluar me kombëtaren, jam detyruar gjithmonë të largohem shpejt dhe e shfrytëzova këtë mundësi. Është një ndeshje ndërmjet dy pretendentëve për titull.

Është hera e parë e parë që janë disa skuadra në garë. Janë dy skuadra me shumë cilësi në fushë, ndërsa njoh mjaft persona nga të dyja palët. Me kë jam tifoz? Në trojet shqiptare bëj tifo për Shkëndijën e Gjakovës, por duke qenë se ata nuk luajnë në Kategorinë Superiore, e shoh ndeshjen Partizani-Skënderbeu si spektator ”
- ishin fjalët e ish-kapitenit të kombëtares.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot