Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana është në prag divorci me ekipin e Lacios. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë lojtari duke e kushtëzuar rinovimin me kualifikimin në në Kupat e Europës, pasi në të kundërt do largohet.
 
“Nëse e arrijmë kualifikimin në Evropë, mund të qëndroj edhe një vit tjetër në Lazio. Në të kundërtën, nuk e di ende se cili do të jetë drejtimi im.
 
Ndoshta do të shkoj në Gjermani. Do më pëlqente të luaj në Bundesligë”, deklaroi futbollisti gjakovar, i cili po kalon në sezonin e tretë me Lazion.



d.b/shqiptarja.com