Lorik Cana rrëfen njohjen dhe
historinë e dashurisë me Monikën
Një romancë tipike, nga ato që të duket sikur i ke parë në filma, e tillë është historia e dashurisë së Lorik Canaj dhe bashkëshortes së tij Monikës.
Një romancë tipike, nga ato që të duket sikur i ke parë në filma, e tillë është historia e dashurisë së Lorik Canaj dhe bashkëshortes së tij Monikës. Ajo fillon me shikime në një restorant, me shkëmbime numrash, SMS të shpeshta, takime për kafe, darka gjysmë flirtuese e gjysmë romantike dhe mbaron me një dasmë në një hotel luksoz në breg të detit Tiren dhe me muaj mjalti në Bali.
Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti shqiptar Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monika për revistën kosovare “Teuta”. Ata janë parë papritmas në një restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën te Lacio. Atë mbrëmje ajo nuk ia ndante sytë.
“Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte”, tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë, filloi të jetojë me arkitekten italiane. Nga ana tjetër, Monika, e pazhveshur nga paragjykimet, ka treguar se ajo fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar.
“Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve”, tregon sot gruaja e kapitenit të Kombëtares që mban në krahun e tij të majtë një tatuazh të madh me shqiponjën dykrenare. Cana ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin shqiptar. Ai është shprehur se gjithmonë kishte dashur të martohej me një vajzë shqiptare, por zgjodhi të martohej me Monikën vetëm pasi u bind që fëmijët e tyre do flisnin shqip dhe do ruanin traditën.
Është e njohur fraza e Lorikut që shqiptarët nuk ndalen derisa të bëjnë djalë dhe djali i tyre i parë ka ardhur në jetë disa ditë më parë. Prova që ai do rritet si shqiptar nis me emrin me origjinë ilire, Boiken.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
44/2
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.8%
-
Të gabuar
41.2%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 11173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
1 Tetor, 23:02
-
Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë
1 Tetor, 22:45
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor, 22:36
-
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
1 Tetor, 22:32
-
Çaça: Më datë 7 nuk do jetë protestë e paqtë! Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës vjen prej organizatave terroriste
1 Tetor, 22:30
-
Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
1 Tetor, 22:18
-
Bojkoti i opozitës/ Gazetarja Danjela Maloku zbulon prapaskenat: Shumë deputetë janë të pakënaqur! Braktisën komisionin që e ngritën me shumë mund
1 Tetor, 22:04
-
Sulmi i Iranit, Ambasada Shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri për çdo nevojë të shqiptarëve këtu
1 Tetor, 22:01
-
Dënimi i Salianjit, Ibsen Elezi: Të gjithë në PD e dinin që audiopërgjimi ishte mashtrim! Kaosi në Kuvend bëhet sa herë vjen buxheti
1 Tetor, 21:53
-
Irani goditi 3 baza ushtarake! Forcat Ajrore izraelite: Do të vazhdojmë të sulmojmë
1 Tetor, 21:43
-
24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim
1 Tetor, 21:35
-
Aksident në autostradën Vlorë – Fier, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 27- vjeçarja
1 Tetor, 21:23